Ndeshja mes Belgjikës e Kosovës, mbahet një minutë heshtje në nderim të Izet Gjinovcit

Para ndeshjes mes Belgjikës e Kosovës është mbajtur një minutë heshtje për të nderuar personalitetin dhe kontributin kolosal të sekretarit të përgjithshëm të Federatës së Hendbollit të Kosovës, Izet Gjinovci.

Ai ndërroi jetë një javë më parë, ndërsa prej vitit 2002 ka mbajtur postin e sekretarit të përgjithshëm të FHK-së. Por kontributi i Gjinovcit për hendbollin kosovar është shtrirë në më shumë se katër dekada.

Ndryshe, ndeshja e fortë dhe e barabartë mes Belgjikës e Kosovës është fituar nga belgët e rinj me rezultat 29:26.

Kombëtarja jonë U18 ishte në epërsi deri pak minuta para fundit. Por mungoi qetësia në momentet vendimtare. U humbën disa topa rresht dhe kjo bëri dallimin dhe vendosi sfidën.

Back to top button