Ndeshje interesante në gjysmëfinale të Kupës në hendboll

Istogu e Ferizaj takohen në gjysmëfinale të Kupës së Republikës së Kosovës në hendboll në konkurrencën e femrave.

Në gjysmëfinalen tjetër takohen Vushtrria e Prishtina.

Trepça – Prishtina dhe Rahoveci – Besa Famgas janë gjysmëfinalet e Kupës së Republikës së Kosovës në hendboll në konkurrencë të meshkujve.

Shorti është tërhequr të hënën në lokalet e Federatës së Hendbollit të Kosovës. Shortin e ka tërhequr komesari i garave, Isak Osmani. Turneu final i Kupës së Kosovës në hendboll do të zhvillohet me 6 e 7 maj. Vendi do të përcaktohet ndërkohë. Ndeshjet gjysmëfinale pritet të jenë të forta dhe me rivalitet. Të gjitha katër skuadrat synojnë vend në finale dhe kanë pretendime në këtë edicion./21Media

Back to top button