Ndeshje tejet interesante mes Tottenham e Leicester, formacionet zyrtare

1 min read

Rikthimin e aksionit në Premier Ligën e angleze e mbyll ndeshja e sotme mes Tottenhamit e Leicesterit, e fundit kjo për programin e sotëm të xhiros së tetë.

Në ndeshjen e fundit të zhvilluar, Tottenhami pësoi humbje 2:0 në Ligën e Kampionëve, kurse Leicesteri u mposht 5:2 nga Brightoni në kampionatin anglez.

Momentalisht, pas gjashtë ndeshjeve të zhvilluara Tottenhami zë vendin e tretë me 14 pikë të arkëtuara, krahas Leicesterit që zë vendin e fundit me vetëm një pikë të tubuar.

Takimi i fundit mes këtyre dy skuadrave daton në muajin maj të këtij viti, ku asokohe Tottenhami regjistroi fitore me shifrat 3:1.

Sa i përket ndeshjes së sotme, të dy skuadrat do të kenë probleme me mungesa të lojtarëve, ku për Tottenhamin nuk do të paraqitet Lucas Moura, kurse te Leicester mungojnë Bertrand dhe Pereira.

Tanimë të dy trajnerët kanë publikuar formacionet me të cilat do ta fillojnë këtë ndeshje, dhe ato zyrtare i gjeni më poshtë.

Tottenham (3-4-2-1): Lloris; Lenglet, Dier, Sanches; Sessegnon, Bentancur, Hojbjerg, Perisic;; Richarlison, Kulusevski; Kane

Leicester City (4-1-4-1): Ward; Castagne, Faes, Evans, Justin; Ndidi; Maddison, Tielemans, Dewsbury-Hall, Barnes; Daka.