Ndeshjet e sotme në Ligën e Evropës

Liga e Evropës e fillon sot edicionin e ri 2022/23 të fazës së grupeve, ku do të kemi disa ndeshje tejet interesante.

Tetë ndeshje do të zhvillohen me fillim nga ora 18:45, ku nga to më interesantja do të jetë ajo mes skuadrës së Zurichut dhe asaj të Arsenalit.
Po ashtu, krahas kësaj përballje do të zhvillohet edhe një ndeshje interesante në stadiumin “Huvepharma Arena”, ku skuadra e Ludogorets pret në shtëpi Romën e Jose Mourinhos.
Ndërkaq, tetë ndeshje do të zhvillohen me fillim nga ora 21:00, ku do të spikas ajo mes gjigantit anglez, Manchester United dhe skuadrës spanjolle, Real Sociedad.
Po ashtu, ndeshje do të zhvillojë edhe skuadra e Lazios, e cila pret në shtëpi holandezët e Feyenoord.
Programin e plotë të ndeshjeve të sotme të Ligës së Evropës e gjeni më poshtë.
Back to top button