Ndeshjet miqësore që nuk duhet humbur sot

 
Edicioni i ri garues 2021/22 tashmë veçse ka nisur në Francë dhe në javët në vazhdim do të nisin edhe ligat tjera më të forta evropiane.
Deri atëherë, skuadrat janë duke punuar fuqishëm në merkato për konsolidimin e radhëve të tyre në merkato si dhe janë duke i kryer përgatitjet parasezonale duke përfshirë edhe shumë ndeshje miqësore të cilat shërbejnë si test për të parë gjendjen fizike të lojtarëve.
Sonte, janë në program disa ndeshje miqësore shumë interesante.
Nga ora 17:00 ballafaqohen Feynordi me Atletico Madridin si dhe Liverpooli me Ahtletic Bilbaon.
Nga ora 18:30 zhvillohet ndeshje tjetër miqësore ndërmjet Real Madridit dhe Milanit, kurse 30 minuta më vonë Interi përplaset me Parman.
Por nuk mbaron me kaq. Me fillim nga ora 21:30 Barcelona do të ndeshet me Juventusit në kuadër të trofeut “Gamper Cup”.

Back to top button