“Ndezi bombolën për të bërë kafe…”, i afërmi i familjes në Velipojë: Pashë tym, kur erdha i gjeta në pishinë

Një kafe për mëngjes për të nisur ditën ka përfunduar në mënyrë dramatike për katër anëtarët e familjes Gjoka në Velipojë, të cilët sot kanë mbetur të lënduar rëndë nga shpërthimi i bombolës së gazit.
Zef Zefi, i cili ka lidhje familjare me të lënduarit, ka treguar se ka dalë të blejë bukën në mëngjes dhe derisa ishte duke u kthyer ka dëgjuar shpërthimin, raporton oranews
Ai ka deklaruar se gjendja shëndetësore e të lënduarve është e rëndë pasi kanë djegie të mëdha në trup.
“Dola të blej bukë dhe kur erdha rrugës e dëgjova shpërthimin, kur erdha shoh tymin. Kur vi këtu i gjej të gjithë në pishinë, e kam mik, vëllai i gruas. Më tregoi gruaja, janë ngrit në mëngjes si çdo ditë, ka marrë me pjek kafen në një bombol gazi të vogël dhe sa e ka ndezur ka shpërthyer. Këto bombolat e vogla, si duket ka pasur rrjedhje. Gjendja e të plagosurve është shumë e rëndë, sa i nisëm me helikopter. Kanë djegie komplet. Them se u ka bërë mirë uji por dikush thotë se nuk u ka bërë mirë se u ka hequr lëkurën. Ishalla u ka bërë mirë uji. Kishin ardhur mbrëmë. Burrin e ka në Itali nusja e mikut. Kishin ardhur me pastru hotelin me fillu sezonin. Kanë pastru mbrëmë, në mëngjes janë ngritur me bë një kafe”, ka delaruar Zefi.

Back to top button