Ndihma ushtarake e SHBA-së për Kosovën, Osmani falënderon Blinkenin

SHBA-të do të ndajnë 2.2 miliardë dollarë për investime ushtarake për vendet aleate e mes tyre edhe Kosova.
Presidentja e vendit, Vjosa Osmani ka falënderuar sekretarin amerikan Antony Blinken për angazhimin e tij për sigurinë në rajon e më gjerë.
“Një falenderim personal për Sekretarin Blinken, për angazhimin e tij të palëkundur për paqen dhe sigurinë në rajonin tonë dhe më gjerë. Ne u jemi mirënjohës partnerëve tanë amerikanë që qëndrojnë gjithmonë me popullin e Kosovës. Së bashku, ne do të shkojmë nga forca në fuqi!”, shkroi Osmani./21Media

Back to top button