Ligji për sigurime shëndetësore i pazbatuar tash tetë vjet! (Video)

Edhe 23 vjet pas luftës qytetarët pa sigurim shëndetësor
Janë bërë tetë vjet nga miratimi Ligji për Sigurimin shëndetësor por që ende nuk po gjen zbatim. Si pasojë e mungesës së sigurimit shëndetësor qytetarët dhe shumë kategori në Kosovë përballen me shpenzime të larta të mjekimit. Në Ministrinë e Shëndetësisë thonë se Plotësim-ndryshimi i Projektligjit për Sigurim Shëndetësor është hartuar por nuk dhanë ndonjë datë se kur mund të fillojë zbatimi i këtij ligji.(E pergaditi-Valmire Hoti, kamera-Lulzim Fana)./21Media

Back to top button