Ndihmë juridike falas për rahovecianët
Qytetarët e Komunës së Rahovecit do të marrin ndihmë juridike falas nga 1 prilli deri më 30 maj 2022.
Kjo u vendos nga takimi i Kryetari i Komunës së Rahovecit, Smajl Latifi me drejtoreshën ekzekutive të Agjencisë për Ndihmë Juridike Falas, Anita Alaj-Kalanderi.
“Një lajm i mirë për qytetarët e Rahovecit, është ndihma juridike falas, që do të ofrohet nga 1 prilli deri më 30 maj 2022 edhe në Rahovec, për të gjithë ata që s’mund t’i përballojnë shpenzimet për këto shërbime. Pas takimit me drejtoreshën ekzekutive të Agjencisë për Ndihmë Juridike Falas, Anita Alaj-Kalanderi, u morëm vesh që “KLINIKËN MOBILE” (pilot-projekt me UNDP-në), ta vendosim në oborrin e Komunës së Rahovecit, e më pas edhe zyrën e përhershme në mjediset brenda objekteve të komunës”, ka thënë kryetari Latifi.
Kryetari Latifi është shprehur i lumtur që qytetarët nuk do të kenë më nevojë të shkojnë në Gjakovë për t’i shfrytëzuar këto shërbime, por do t’u ofrohen në komunën tonë. Falënderoj zonjën Alaj-Kalanderi për vullnetin dhe bashkëpunimin e mirë./21Media