Ndihmëssekretari i Përgjithshëm i NATO-s takohet edhe me Osmanin

(Lajm i përditësuar)

Ndihmëssekretari i Përgjithshëm i NATO-s për operacione, Thomas Goffus, është pritur edhe nga presidentja Vjosa Osmani.

Takimi i Goffusit me Osmanin ka nisur rreth orës 16:30.

Mediat janë lejuar të marrin pamje nga fillimi i takimit, derisa nuk dihet zyrtarisht për temat që do të diskutohen në këtë takim.

Ndihmëssekretari i Përgjithshëm i NATO-s i shkon në zyrë Kurtit

Ndihmëssekretari i Përgjithshëm i NATO-s për operacione, Thomas Goffus, i ka shkuar në zyrë kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, gjatë mesditës të së mërkurës.

Goffus ka mbërritur sot në Kosovë.

Back to top button