Lëshohet pjesa e autostradës në hyrje të Ohrit, qytetarët skeptikë për përfundimin e plotë të autostradës Kërçovë-Ohër
Për herë të parë që kur ka filluar ndërtimi autostradës Kërçovë-Ohër, një pjesë e saj përfundoi para afatit të paraparë. Bëhet fjalë për rrugën magjistrale në hyrje të Ohrit nga vendi i ashtuquajtur Petlla e deri në Podmolje.
Autoritet premtuan se 11 korrik kjo pjesë do të lëshohet në përdorim, por për këtë shumica ishin skeptikë. E sot kjo pjesë e autostradës u lëshua në përdorim. Qytetarët shprehen të habitur por edhe të kënaqur njëkohësisht, megjithatë vazhdojnë të jenë skeptik për përfundimin e autostradës.
“Për cilin afat flitet, ka shumë afate kanë premtuar më herët edhe shumë më herët dhe tash erdhi tamam, por ka edhe shumë gjëra, por për Ohrin është mirë. Megjithatë autostrada do të mbetet për përkujtim, por kemi shumë përmendore të bëjmë”.
“Ajo që është bërë është e mirë për qytetin e bënë që të funksionojë. Rruga nuk është shumë e mirë duhet të ndërtohet autostrada që të arrijmë shpejt dhe sigurt”.
“Mendoj se do të jetë e suksesshme por nuk e di shumë e kanë shtyrë kjo është katastrofë. Deri më tani autostrada duhej të ishte e përfunduar dhe të ishte super deri më tani, çfarë rruge do të bëjnë tani para sezonit nuk kishin kohë deri më tani?!”
Kjo pjesë e rrugës në hyrje të Ohrit ngjalli shumë reagime sepse u bllokua pikërisht në fillim të sezonit të verës dhe të gjithë ata që udhëtonin për në Ohër detyroheshin të kalon nga rruga e vjetër. Gjë që krijoi kaos.
Përfundimi i autostradës Kërçovë-Ohër duhet të bëhet më 31 dhjetor të këtij viti, por edhe pse kanë mbetur edhe 6 muaj në teren shihet se ka edhe shumë punë për t’u bërë deri në përfundimin e plotë./21Media