Ndihmohen me ushqim mbi 800 familje

Në prag të festës së Fitër Bajramit ndihmohen familjet

Me rastin e muajit të shenjtë të Ramazanit dhe në prag të festës së Fitër Bajramit, janë ndihmuar me pako ushqimore 817 familje me gjendje të rëndë sociale në Komunën e Podujevës.

Pakot ushqimore, të grumbulluara dhe të dhuruara nga donatorë të ndryshëm, janë shpërndarë në bashkëpunim me Drejtorinë për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale (DSHMS) të Komunës së Podujevës, e cila ka siguruara listën e familjeve në asistencë sociale dhe atyre në nevojë. Vlera e përgjithshme e pakove ushqimore të shpërndara për 817 familje është 19,825 euro.

Back to top button