Ndihmoni familjen të gjejë këtë vogëlush që ka humbur

Familja nuk ka informacion për djalin që nga pasditja e sotme

Një fëmijë i moshës 4 vjeçare ka humbur në zonën e Shkozës në Tiranë, pranë banesave sociale.

Denoncimi është bërë nga familjarët e tij në polici, të cilët nuk kanë asnjë informacion për fëmijën e tyre prej orës 16:30 të pasdites së sotme.

Familja ka njoftuar se Klodian Ashini kishte veshur një bluzë të kuqe dhe pantallona të zeza.

Për çdo informacion rreth tij ju lutemi të kontaktoni në numrin e celularit 0686375145./oranews

Back to top button