Ndjekësit në Facebook, Instagram dhe Threads do të shohin më shumë postime politike
Nuk do të ketë më censurë, ndjekësit në Facebook, Instagram dhe Threads do të mund të shohin më shumë postime politike, përcjell TV21.
Këtë e ka bërë të ditur themeluesi i Meta-s, Mark Zuckenberg i cili njoftoi se po hiqen verifikuesit e fakteve.
“Ajo që filloi si një lëvizje për përfshirje më të madhe është përdorur gjithnjë e më shumë për të mbytur opinionin dhe përjashtuar njerëzit me ide të ndryshme dhe ka shkuar shumë larg”, tha Zuckerberg. Kreu i Metës, megjithatë, pranoi se për shkak të politikës së re, në platforma do të shfaqen më shumë përmbajtje të dëmshme.