Ndodhi në Kosovë, e grabisin dhe e lidhin me litar

Një rast i pazakont ka ndodhur dje në rrugën Deçan-Gjakovë, ku dy persona kanë parë një burrë në skaj të rrugës të lidhur me litar.
Njësitë relevante policore kanë dalë në vendin e ngjarjes, ku kanë takuar viktimën i cili ka deklaruar se derisa kishte qenë duke e drejtuar veturën, në rrugë ishte ndaluar nga tre persona të panjohur, të maskuar njëri prej tyre i armatosur, të cilët ia kishin grabitur një qese najloni në të cilën kishte pas para të gatshme dhe me një veturë ishin larguar në drejtim të panjohur.
Viktima ka pranuar tretman mjekësor.
Ndërsa sipas policisë rasti i cilësuar si “grabitje” vazhdon të hetohet./21Media

Back to top button