“Koagulim” i nominuar në 4 kategori në Festivalin e Filmit “Leuven”
Filmi i metrazhit të shkurtë “Koagulim” me skenar e regji të Noar Sahitit, është nominuar në katër kategori në Festivalin e Filmit të Shkurtër “Leuven”.
Ndërkaq, me fillim nga 3 dhjetori deri më 11 dhjetor do të mbahet edicioni i 27-të i këtij Festivali.
Gjithashtu, mësohet se përgjatë Festivalit, “Koagulim” do të prezantohet në tri termine.
Ky Festival është i kualifikuar për çmimet si: Oscar, Bafta dhe Efa.
Me rolet e tyre në këtë film luajnë: Yll Bytyci, Adriana Matoshi e Dukagjin Podrimaj./21Media