Ndodhi në Podujevë, gruaja e rrah burrin

 

Një rast i dhunës në familje është raportuar në mbrëmjën e së shtunës në Podujevë.

Policia e Kosovës ka njoftuar se një grua është arrestuar, pasi që e njëjta e ka shulmuar bashkëshortin e saj.

“Është arrestuar e dyshuara femër kosovare, pasi që e njëjta nën ndikim të alkoolit ka sulmuar fizikisht viktimën mashkull kosovar (bashkëshortin e saj)”, ka konfirmuar policia.

Viktima nuk ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa e dyshuara pas intervistimit, me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt./21Media

Back to top button