“Ndotja, degradim apo shkatërrimi i mjedisit”, sekuestrohen mjete të rënda

Sot në Krushë të Vogël të Prizrenit janë sekuestruar mjete të rënda.
Policia ka bërë të ditur se është konstatuar së pronarët e mjeteve nuk kanë leje përkatëse dhe se kundër të dyshuarve do të procedohet lënda për veprën penale “Ndotja, degradim apo shkatërrimi i mjedisit”.
“Me datë 19 Tetor 2022 policia, konkretisht Stacioni Policor Prizren-veri ka asistuar inspektorët e Komisionit të Pavarur të Minierave të Kosovës, gjatë inspektimit në fshatin Krushë e vogël, Prizren janë has disa makineri që kanë qenë duke operuar në nxjerrjen dhe përpunimin e rërës së lumit. Nga inspektorët përgjegjës është konstatuar së pronarët e mjeteve nuk kanë lejet përkatëse. Bashkë me policin në konsultim me prokurorin kujdestar vendi është rrethuar me shirit, mjete janë sekuestruar përkohësisht.”, ka informuar PK./21Media
May be an image of 1 person, outdoors and text that says 'OD'

Back to top button