Paraburgim për pesë të arrestuarit për fajde në Gjakovë

Gjykata Themelore në Gjakovë ua ka caktuar masën e paraburgimit prej një muaji pesë të pandehurve të arrestuar për fajde në Gjakovë.
Të pandehurit Z.Z., H.Gj., M.P., G.Ll., dyshohen se kanë kryer vepër penale “Fajdeja”, kurse i pandehuri A.J., dyshohet se ka kryer vepër penale “Fajdeja në bashkëkryerje”.
Dy prej të dyshuarve, M.P., dhe G.Ll., po ashtu dyshohen për veprën penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”, njoftoi përmes një komunikate gjykata.
Gjykata ka vlerësuar se me gjetjen e mundshme të të pandehurve në liri ekziston rreziku i përsëritjes së veprës penale dhe rreziku i ikjes./21Media

Back to top button