Ndryshojnë datat e ekzekutimit të pagesave të skemave sociale dhe pensionale

Nga ky muaj kanë ndryshuar data se kur do të ekzekutohen pagesat e skemave sociale dhe pensionale.
Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve  përmes një postimi në “Facebook” ka treguar se më 15 të çdo muaji do të ekzekutohen pagesat e skemave sociale dhe skemat pensionale që nuk kanë nevojë për procesin e verifikimit me ATK.
Pastaj, bëhet e ditur se më 20 të çdo muaji do të ekzekutohen pensionet e veteranëve dhe pensionet tjera që kanë nevojë për procesin e verifikimit me ATK (pensionet e Trepçës dhe ato familjare).
Me datë 24 të çdo muaji do të ekzekutohen pagesat për masat aktive të tregut të punës.
Ndërsa, me datë 25 të çdo muaji do të ekzekutohen pagesat për lehonat e punësuara dhe të pa puna, si dhe shtesat për fëmijë.
E në fund të muajit, me datë 29 të çdo muaji do të ekzekutohen pagesat e ndihmave sociale dhe masat tjera të veçanta nga Pako e Ringjalljes Ekonomike./21Media

Back to top button