Ndryshon renditja në Superligën e Kosovës

Të dielën u zhvilluan edhe dy ndeshjet e fundit të xhiros së 13-të të Superligës së Kosovës në futboll.
Dukagjini triumfoi me rezultat minimal 1-0 ndaj Feronikelit në derbin e pjesës fundore të tabelës, kurse Gjilani dhe Prishtina u ndanë në paqe duke barazuar pran rezultatit 1-1 në Gjilan.
Të shtunën ndërkohë Ballkani e mposhti Dritën në Suharekë më rezultat 2-0 duke u bërë kështu lider i tabelës, kurse Llapi vazhdon me formën e mirë pasi e ka mposhtur edhe Malishevën me rezultat 1-0.
Kjo është renditja e plotë në tabelën e Superligës së Kosovës pas 13 ndeshjeve:
1 Ballkani 22 pikë
2 Gjilani 22
3 Drita 22
Drenica 20
Llapi 18
Prishtina 17
Ulpiana 16
Dukagjini 14
Malisheva 12
Feronikeli 10.

Back to top button