Në 21 vjetori e vrasjes kujtohet Smajl Hajdaraj

Janë bërë 21 vite që nga vrasja e ish-deputetit të Kuvendit të Kosovës nga Lidhja Demokratike të Kosovës, komandantit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Rugovë, Smajl Hajdaraj.
Hajdaraj, u vra gjatë atentatit të 17 janarit të 2002-tës, pranë banesës së tij në Pejë.
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku me bashkëpunëtorë e familjarë kanë bërë homaxhe pranë varrit të tij .
“Sa herë vjen 17 janari i çdo fillim viti ne kujtojmë dhe nderojmë figurën e atdhetarit, politikanit e ushtarakut të kohës, ish-deputetin, Smajl Hajdaraj. Ai u ekzekutua në mënyrë makabre në muzgun e 17 janarit të vitit 2002 para hyrjes së banesës së tij në qytetin e Pejës”, thuhet në komunikatën e LDK-së.
Ndërsa, Abdixhiku ka thënë se Smajl Hajdaraj, ishte patriot i orëve më të rënda të vendit. Ai na u morr vetëm fizikisht, por ideali i tij e bashkëpunëtorëve të tij, vazhdon të jetë udhërrëfim për ne”, ka shkruar Abdixhiku
“Smajl Hajdaraj, ishte patriot i orëve më të rënda të vendit. Një veprimtar i lëvizjes pavarësiste të Ibrahim Rugovës, një komandant e luftëtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, një deputet i lirisë, prind, familjar e shok i pashoq, ai përfaqësonte modelin e heroit në kuptimin më të plotë të mundshëm. U vra në liri, më 17 janar të vitit 2002, para banesës së tij në Pejë. Sot, 21 vite më pas, nderuam jetën e veprën e tij. Ai na u morr vetëm fizikisht, por ideali i tij e bashkëpunëtorëve të tij, vazhdon të jetë udhërrëfim për ne”, ka shkruar Abdixhiku.

Back to top button