Jose Mourinho kritikon Chelsean

Jose Mourinho si duket ka kritikuar ish-klubin e tij, Chelsean për shpenzimet e fundit në merkato, dhe thotë se klubi i tij aktual, Roma nuk është në gjendje të garojë në tregun e transferimeve.
Chelsea ka shpenzuar deri tani afro 450 milionë euro në transferime, që prej muajit maj kur Todd Boehly mori nën pronësi klubin.
Dhe së fundmi, “Blutë” vodhën nga rivali i Londrës, Arsenali transferimin e Mykhailo Mudryk nga Shakhtar Donetsk për një shumë e cila arrin në 100 milionë euro.
Kalimi i Mudryk në “Stamford Bridge” përfshin një pagesë të sigurt në regjionin e 70 milionë eurove, ndërsa 30 milionë euro të tjera do të jenë të lidhura me paraqitjet e lojtarit në formë të bonuseve.
Mourinho ishte njëri nga trajnerët e parë që e ka shijuar shpenzimin e madh te Chelsea, pasi që e morri drejtimin e klubit nga Cluadio Ranieri në vitin 2004.
Didier Drogba, Arjen Robbern, Petr Cech dhe Ricardo Carvalho ishin disa nga lojtarët që Mourinho i kishte transferuar gjatë vitit të parë te Chelsea, dhe shpenzimi i parave vazhdoi deri në largimin e tij në vitin 2007.
Tani në krye të AS Romas në Serie A, Mourinho nuk i ka të njëjtat burime në dispozicion kur bëhet fjalë për shpenzimin e parave, dhe ai me pafytyrësi tha se duhet të gjejë mënyra alternative për të grumbulluar skuadrën e tij, në vend që thjesht të hedhë para për një problem.
“Kam punuar në klube me ato lloj fondesh, praktikisht të pakufishme”, tha Mourinho.
“Ka gjithnjë e më shumë klube në ditët e sotme që i përshtaten atij profili, por nuk është profili ynë. Ne punojmë, japim gjithçka, punojmë me karakteristikat që kemi. Duhet të gjejmë një zgjidhje, nuk mund ta blejmë Mudryk vetëm për 100 milionë euro”, shtoi më tej trajneri portugez.
Roma e Mourinhos po kalon këtë sezon nëpër një formë të mirë, ku ka arritur të fitojë 10 nga 18 ndeshjet e zhvilluara deri tani, por zë vendin e shtatë në tabelë pas skuadrave në formë si Napoli, Milan, Juventus, Inter, Lazio dhe Atalanta.
Po ashtu, Roma gjendet edhe në Ligën e Evropës, ku do të zhvillojë ndeshje në fazën e eliminimit direkt me Red Bull Salzburgun.

Back to top button