Në ballkonin e shtëpisë u godit nga predha e armës së zjarrit

 

Policia sot informoi se një grua më 1 janar në Viti është goditur nga një predhë e armës së zjarrit. Sipas mjekut kujdestar në Gjilan, viktima është në gjendje të rëndë shëndetësore.

“Raportohet se viktima femër kosovare deri sa ishte në ballkonin e shtëpisë është goditur nga një predhë e armës së zjarrit. Viktima është dërguar ne Emergjencën e Gjilanit dhe e njëjta sipas mjekut kujdestar, është në gjendje të rëndë.”, informoi policia.

Ndërkohë, rasti është duke u hetuar./21Media

Back to top button