BE lë dyert e hapura për Britaninë

BE lë dyert e hapura për Britaninë

Kryetari i Këshillit Evropian, Donald Tusk, do të jetë nikoqir i samitit dyditor të udhëheqësve të shteteve anëtare të Bashkimit Evropian, të cilët do të bisedojnë për procesin e largimit të Britanisë nga unioni, për luftën kundër terrorizmit, forcimin e mbrojtjes së Evropës, çështjet tregtare dhe situatën e migrantëve.

Presidenti i Këshillit të Evropës, Donald Tusk, në ftesën dërguar udhëheqësve evropianë, theksoi se të gjithë janë dëshmitarë të kthimit të Bashkimit Evropian si një zgjidhje, e jo si problem. Në prag të fillimit të samitit, Tusk theksoi se shpreson se Britania do të mbetet anëtare e unionit.

Ai me këtë rast tha se aktualisht mund të dëgjohen propozime të shumta në lidhje me epilogun e Brexitit dhe shtoi se ai mund të paramendoi një kthesë në procesin e Brexitit dhe që Britania të mbetet anëtare e unionit.

Në samit do të merr pjesë edhe kryeministrja e Britanisë, Thereza Mey, e cila do të mbajë një fjalim në lidhje me planin e saj për bisedimet për Brexit, të cilat kanë filluar më 19 qershor.

Në anën tjetër, përfaqësuesja e lartë e Bashkimit Evropian për siguri dhe politikë të Jashtme, Federika Mogerini, tha se afrimi i shteteve të Ballkanit Perëndimor me Bashkimin Evropiab do të jetë një nga dy prioritetet gjatë punës së saj në periudhën që pason. Ajo tha se kjo çështje është me rëndësi të madhe strategjike për Bashkimin Evropian.