Kaloni te përmbajtja kryesore

Në darkë me Wallkerin, Robertsonin, Begajn dhe Mesiqin, Kurti: E kanë ndihmuar Kosovën

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka shtruar një darkë për miqtë e Kosovës nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Britania e Madhe, Kroacia dhe Shqipëria, që po qëndrojnë në vendin tonë në shënimin e 25 vjetorit të çlirimit.

Në platformën “X”,  Kurti ka shkruar se disa nga aleatët e ngushtë të shtetit tonë mbi 25 vjet kanë ndihmuar Kosovën.

“Një darkë me miqtë nga Britania e Madhe, Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Shqipëria dhe Kroacia – disa nga aleatët tanë më të ngushtë. Për mbi 25 vjet, në cilësinë e ambasadorëve, krerëve të shtetit, ministrave të punëve të jashtme dhe më e rëndësishmja, si individë të përkushtuar për të avokuar kundër padrejtësisë dhe për liri, kanë ndihmuar Kosovën”, ka shkruar Kurti.

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button