Në Davos filloi Forumi i 48-të Botëror i Ekonomisë

Nën masa të shtuara të sigurisë

Nën masa të shtuara të sigurisë, në Davos të Zvicrës sot filloi Forumi i 48-të Botëror i Ekonomisë. Tema kryesore e Forumit të sivjetmë do të jetë “Krijimi i një ardhmërie të përbashkët në botën që po griset” dhe gjatë forumit do pritet të dominojnë temat e ekonomisë dhe të sigurisë globale.

Në fillim të Forumit, vëmendjen më të madhe e joshën masat e jashtëzakonshme të sigurisë, të ndërmarra nga organizatorët. Helikopterët e policisë po qarkullojnë mbi këtë qytet të vogël në Alpe, ndërsa përgjatë rrugës për në qytet, ushtria dhe policia zvicerane kanë vendosur disa pika të kontrollit. Shefi i policisë në Davos tha se 4400 ushtarë janë duke i ndihmuar policisë në zbatimin e masave të sigurisë, e pritet që atyre të ju bashkohen edhe rreth 600 ushtarë nga Lihtenshtajni.

Në ditën e fundit të Forumit, në Davos pritet edhe ardhja e presidentit amerikan, Donald Trump, ndërsa sipas zyrtarëve zvicerane, atë ditë do të zbatohen masa shtesë të sigurisë, në zbatimin e të cilave pritet të përfshihen edhe shërbimet e fshehta amerikane. Përveç kësaj, Këshilli Federativ i Zvicrës ka urdhëruar ushtrinë që të rrëzoi çdo aeroplan, i cili nuk përfill ndalesën për fluturim mbi rajonin, ku gjendet Davosi.

Pjesëmarrjen në Forumin në Davos e kanë konfirmuar Presidenti i Francës, Emanuel Makron, kryeministrja e Britanisë, Theresa May kancelarja e Gjermanisë, Angela Merkel, kryeministri i Indisë, Narendra Modri, shefi i Qeverisë së Kanadasë, Xhastin Trudo, si dhe zyrtarë tjerë të shumtë nga 70 shtete të botës./21Media

Back to top button