Në dhjetor nisin operacionet për rikonstruktim të gjirit

 
Në muaji dhjetor i këtij viti do të nisin operacionet për rikonstruktim të gjirit, kanë njoftuar nga Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës(ShSKUK).
Në njoftimin e tyre thuhet se gjatë tetorit, muajit të ndërgjegjësimit për zbulimin e hershëm të kancerit të gjirit, një numër i madh i femrave kanë shprehur gatishmëri për t’iu nënshtruar intervenimeve kirurgjike rikonstruktive. “Ekipi i kirurgëve plastikë në Kirurgjinë Plastike të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës, kanë kontrolluar 55 gra të interesuara për rikonstruktimin e gjirit”.
Nga dhjetori i këtij viti do të fillojnë operacionet e para.
Siç kanë njoftuar nga ShSKUK, është e paraparë të trajtohen 37 femra, ndërsa 18 të tjera do të presin për rikonstruktimin, derisa të kalojë periudha 2 vjeçare nga operimi për heqjen e kancerit të gjirit./21Media

Back to top button