Kaloni te përmbajtja kryesore

Në dimrin e acartë shumë qytetarë pa rrymë

Qytetarët e disa komunave të Kosovës po përballen me reduktime të shpeshta të energjisë elektrike gjë që po i vështirëson këto ditë të ftohta të dimrit. KESCO i arsyeton reduktime me mbingarkesë të konsumit, ndërsa i bënë thirrje qytetarëve që të kursejnë energjinë nën 800 KWh.
Qytetarët e Fushë Kosovës, ankohen se tash e dy javë po përballen me reduktime të  rrymës në çdo dy orë. Ata flasin edhe për dëmet të cilat që po u shkakton ndërprerja e energjisë në pajisjet e amvisërisë.
Zëdhënësja e KESCO-s, Margarita Rashiti, thotë se për shkak që konsumi i lartë po i mbingarkon asetet prodhuese po ndodh edhe reduktimi i energjisë. Ajo thotë se kompania bën thirrje për kursim të energjisë.

Për situatën e krijuar me energjinë elektrike ka reaguar edhe Ministria e Ekonomisë. Kjo ministri ka bërë të ditur se bashkë me KOSTT-in dhe KEDS-in  po e trajtojnë situatën e furnizimit pasi që qytetarët e disa komunave të Kosovës kanë bërë ankesa ditëve të fundit.

”KOSTT dhe KEDS raportojnë se me uljen e temperaturave, konsumi i energjisë elektrike ka arritur nivele shumë të larta, mbi 1400 MW në kohë të caktuara. Si rezultat, sistemi ynë elektro-energjetik është ngarkuar tej mase, duke shkaktuar vështirësi teknike në furnizim dhe duke e rrezikuar rrjetin; kësisoj, ka qenë e domosdoshme që operatorët të bëjnë shkyçje në disa vendbanime ku ngarkesa ka qenë e papërballueshme për rrjetin. Vështirësitë janë hasur veçanërisht në komunat e Ferizajt, Lipjanit, Gjakovës, Malishevës, Gjilanit, Shtimes, Istogut dhe Prizrenit, dhe si rrjedhojë mund të jenë ndikuar edhe disa nga vendbanimet të cilat furnizohen nga linjat e afektuara”, grafikë: Ministria e Ekonomisë.

Ministria e Ekonomisë, bëri thirrje që përgjatë javës në vijim, për të ndihmuar sistemin elektro-energjetik, qytetarët që të jenë sa më të kujdesshëm në konsumin e energjisë, sidomos gjatë orëve të paradites nga ora 09:00-12.00 dhe pasdites nga ora 18:00 deri në 00:00./RTV21/21Media 

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button