Në ditën e Bajramit u ushtrua dhunë ndaj 4 grave, tri u bënë për spital

Katër raste të dhunës janë raportuar se kanë ndodhur dje në Kosovë, ndërsa lidhur me rastet, janë arrestuar katër të dyshuar.
Në Kamenicë është arrestuar një burrë kosovar, pasi ka sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij, e cila pastaj ka kërkuar ndihmë mjekësore. “Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.”, ka informuar policia.
Një rast i dhunës në familje ka ndodhur edhe në Prizren, ku një burrë kosovar e ka sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij, e cila ka kërkuar ndihmë mjekësore. “Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.”, ka informuar policia.
Edhe në Istog, një grua është sulmuar fizikisht nga bashkëshorti i saj dhe ky i fundit është arrestuar, ndërsa viktima, pas pranimit të tretmanit mjekësor është dërguar në strehimore. “Me vendim te prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.”, ka informuar policia në raportin 24 orësh.
Po ashtu, në Gjakovë është arestuar një burrë, sepse ka ushtruar dhunë psiqike ndaj bashkëshortes së tij. “Me vendim të prokurorit, pas intervistimit i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.”, ka bërë të ditur policia./21Media

Back to top button