Merret vendimi, në këtë shtet organizohen Lojërat Olimpike 2032

1 min read

 

Qyteti australian Brisbën do të jetë nikoqir i Lojërave Olimpike Verore 2032, pasi Komiteti Ndërkombëtar Olimpik ka miratuar të mërkurën këtë rekomandim të bordit ekzekutiv.

Brisbën, ku një turmë njerëzish është mbledhur për të shikuar njoftimin në ekranin e madh, është bërë qyteti i tretë australian që organizon këto Lojëra, pasi Melbërnit më 1956 dhe Sidnejt më 2000.

Kjo përzgjedhje nënkupton se Australia bëhet vetëm shteti i dytë në botë, pas Shteteve të Bashkuara, që organizon Lojërat Olimpike në tri qytete të ndryshme.

Një mori qytetesh dhe shtetesh kanë shprehur interesim për të organizuar këto Lojëra më 2032, përshirë Indonezinë, Hungarinë, Kinën, Katarin dhe rajonin Ruhr të Gjermanisë.

Megjithatë, Brisbën është konsideruar “nikoqir i preferuar”.

Ky qytet ka fituar më shumë pikë për shkak të përqindjes së lartë të hapësirave ekzistuese, mbështetjes nga të gjitha nivelet qeveritare dhe sektori privat, përvojën në organizim të ngjarjeve të mëdha dhe motit të favorshëm.

Lojërat Olimpike këtë vit mbahen në Tokio, Japoni.Ato pritet të nisin më 23 korrik, ndonëse ka shqetësime për shpërthime të reja të koronavirusit.

Lojërat Olimpike Verore më 2024 do të mbahen në Paris, ndërsa më 2028 në Llos Angjelles në SHBA.