Në Ditën e Evropës, ”Evropa na bashkon” përmes muzikës!

Sot në Vjenë, talentë të rinj nga Gjakova bashkë me solistë nga Vjena do të interpretojnë në koncertin e muzikës klasike, në kuadër të projektit ”Evropa na bashkon” – Dialog përmes muzikës.
Lajmi është bërë i ditur nga ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci, e cila ka thënë se në Ditën e Evropës – Evropa na bashkon përmes muzikës.
”Violinisti i njohur austriak, Johannes Flaishmann, si dhe Momoki Aritomi (violë) i janë bashkuar Orkestrës Kamertale të Shkollës së Muzikës “Prenk Jakova“ në Gjakovë udhëhequr nga Kastriot Sada e Pëllumb Vula, për të na dhënë një koncert të paharrueshëm në sallën e njohur vjeneze”, ka shkruar Nagavci./21Media

Back to top button