Sulmet ruse vazhdojnë në të gjithë Ukrainën
Pas marrjes së qytetit Popansa në Luhansk, bombardimet e pamëshirshme ruse të Donbasit në Ukrainën lindore nuk tregojnë asnjë shenjë ndalimi.
Betejat po zhvillohen rreth qytetit Rubizhne (në veri të Severodonetsk ) dhe Bilohorivka (në perëndim).
Kryetari i qytetit strategjik të Slovyansk thotë se ushtria ruse ka bombarduar qendrën e qytetit, raporton BBC
Larg Donbasit, guvernatori i Mykolaiv thotë se rajoni ka pasur më shumë sulme se zakonisht gjatë natës me disa njerëz të vrarë dhe të plagosur, përcjell rtv21.tv
Në qytetin e shkatërruar të Mariupolit, forcat e mbetura ukrainase po mbrojnë fabrikën e çelikut Azovstal nga një sulm rus. Dhe në qytetin port të Detit të Zi, Odesa, presidenti i Këshillit Evropian, Charles Michel, duhej të kërkonte strehim për shkak të një sulmi rakete, thotë një zyrtar i BE-së./21Media
Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?