Në Ditën e të Dashuruarve aktorja turke i thotë “Po” propozimit për martesë!

Këngëtari i njohur Oğuzhan Koç i propozoi për martesë aktores Demet Özdemir, pikërisht në Ditën e të Dashuruarve.
Koç dhe Ozdemir janë të lidhur prej kohësh.
Çifti i njohur vendosi që më 14 shkurt, ta shtyejnë para lidhjen e tyre.
Këngëtari i bëri propozimin e veçantë të menduar deri në detaj.
E aktorja e njohur s’kishte si të mos i thoshte “Po” një propozimi të tillë.
Dyshja kanë pozuar para kamerave pas lajmit të mirë. Unaza e diamantit të Özdemir nuk kaloi pa u vënë re. U tha se unaza 4 karatëshe ishte projektuar posaçërisht për aktoren e njohur.
Çifti pritet të ulen në tryezën e dasmës këtë verë./21Media

Back to top button