Në ditën historike të Shqipërisë, Ramës i kujtohet ditëlindja e Merkelit

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama në një konferencë për media me rastin e hapjes së negociatave nga Bashkimi Evropian për Tiranën dhe Shkupin zyrtar, iu kujtua ditëlindja ish-kancelares Angela Merkel.

“Pa të nuk do ishim këtu sot, është zonja Angela Merkel do doja të uroja të gjitha të mirat”, ka thënë Rama ndër tjera.


Ish-kancelarja Angela Merkel sot feston 68-vjetorin e lindjes. Angela Merkel ka dhënë dorëheqje si kancelare gjermane pas 16 vitesh në pushtet vitin e kaluar, duke i dhënë fund një karriere politike që ka zgjatur më shumë se tre dekada./21Media

Back to top button