“Ne ende s’po dimë ta sulmojmë Serbinë”

 

Profesori universitar, Dritëro Arifi sonte deklaroi se Kosova në dialog duhet ta luajë lojën diplomatike ma mirë se fqinji verior. “Mos të ngecim shumë në të kaluarën, e kaluara s’bën asnjëherë të harrohet, ajo absolutisht kurrë s’do të harrohet, por ne duhet të ecim tutje”, tha Arifi në “Click” të RTV21.

Profesori shtoi se çdo peshë politike që e merr komuniteti serb në Kosovë, duhet ta ketë edhe komuniteti shqiptar në Serbi. “Ne duhet ta sulmojmë pikërisht aty ku armiku nuk dëshiron me e prekë”, shtoi tutje ai./21Media

Back to top button