”Në foto ishim një kartolinë e bukur, por krejtësisht falso”, Princ Leka flet për raportin me Elia Zaharinë

Princi Leka dhe partnerja e tij, Blerta Celibashi janë ndër emrat më të përfolur në mediat rozë.
Dyshja dje për herë të parë kanë folur për lidhjen e tyre duke mos e lënë anash edhe temën e divorcit të Princit me Elia Zaharinë. Ky i fundit ka rrefyar se ndarja e tyre kaloi ne disa faza ,emocionale, distancimi, dhe ligjore.
Ai tha se jetonin në të njëjtën shtëpi por pa kontakte ku dhe fotot familjare ishin thjeshtë fasadë për publikun Leka ka mohuar tradhtinë duke sqaruar se ai vetë i kishte treguar Elias Zaharinës për lidhjen me Blerta Celibashin. ‘’i kam thënë Elias para se të përqafohesha me Blertën, që jam takuar me Blertën”, u shpreh ai gjatë një interviste me gazetaren nga Shqipëria Arbana Osmanin.
Tutje ai përmendi edhe videon virale ku Princ Leka konfliktohej me Elia Zaharinë dhe babain e saj,ku tha se u pendua që e dorëzoi në polici ai pranoi se filmoi për siguri.
Ai theksoi se e vetmja viktimë ishte vajza e tyre Geraldina ‘‘Kur filloj acarimi, i thash administratorit të oborrit, ju lutem largoni vajzën menjëherë. Që të qetësohej situata. Vajza ishte duke u larguar. Shyqyr që vajza ishte mirë’’ tha ai.
Lexim me zë
Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?