Policia e RMV-së lëshon qarkullimin, regjistrimi manualisht

olicia e Republikës së Maqedonisë së Veriut ka lëshuar në qarkullim kalimin e personave, veturave me kontroll të dyfishtë, ku regjistrimin e bëjnë në mënyrë manuale në hyrje /dalje, në pikëkalimin kufitar Han i Elezit – Ballcë.
Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar njoftoi se sistemi i regjistrimit të hyrje/daljeve në Republikën e Maqedonisë së Veriut ka rënë dhe me këtë rast Policia e RMV kanë ndalur krejt qarkullimin, hyrje /daljet e personave, veturave dhe autobusëve.
Kujtojmë se sot nga ora 16:30 në Shkup do të organizohet protestë nga studentët shqiptarë për garantimin e përdorimit të gjuhës shqipe.
Lexim me zë
Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?