Në fund të muajit gjykatësit e Speciales takohen me gjykatësit kosovarë

Ekatarina Trendafilova tha se prioriteti tyre është mbrojtja e dëshmitarëve

Kryetarja e Dhomave të Specializuara të Gjykatës Speciale në Kosovë, Ekatarina Trendafilova ka bërë të ditur mënyrën e funksionimit të procedurave që kanë për qëllim mbrojtjen e dëshmitarëve për krimet e kryera të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Në lidhje me këtë, Trendafilova ka thënë se ato do të aplikohen në bazë të lidhjeve të Kosovës dhe nga ato ndërkombëtare.

“Ne do të bëjmë gjithçka për të mbrojtur dëshmitarët, si përdorimin e pseudonimeve, dëshmitarëve anonimë, seanca të mbyllura si dhe fshehjen e fytyrës dhe zërit. Ky është prioriteti kryesor që ne kemi identifikuar deri tani, që kërkon vëmendje të veçantë. Drejtësia nuk mund të arrihet duke sakrifikuar jetën e askujt, as dëshmitarëve e as familjarëve të tyre”, tha Trendafilova.

Ajo bëri të ditur se në fund të muajit do të takohen me përfaqësuesit e Gjykatës Kushtetuese të Kosovës lidhur me konsultimin e ndryshimeve ligjore. “Në proceset e gjykimit ne do të garantojmë sigurimin e të drejtave të njeriut”, tha Trëndafilova.

Ajo më tutje bëri të ditur se nuk e din emrin e gjykatësve, por shtoi se ata do të jenë plotësiht të pavarur. “Jemi në fillim të procesit, por siguroj se ekipi i gjykatësve së shpejti do të jetë së shpejti plotësisht operativ dhe se prokurorët do të jenë tërësisht të pavarur të marrin vendime. Po ashtu duhet të kemi shumë kujdes që të mbrohen dëshmitarët”, ka thënë kryetarja e Dhomave të Specializuara të Gjykatës Speciale në Kosovë.

Back to top button