“Rusofobia edhe më tej e pranishme në SHBA”

Lavrov tha se marrëdhëniet e Moskës dhe Uashingtonit në momentin e ndryshimit në Shtëpinë e Bardhë, ishin në nivelin më të ulët

Shefi i diplomacisë ruse, Sergej Lavrov, deklaroi të enjten se rusofobia, e nisur gjatë kohës së administratës së ish-presidentit amerikan Barack Obama, ka mbajtur inercionin e saj në SHBA.

Lavrov ka deklaruar pas takimit me homologun finlandez Tim Soini, se marrëdhëniet e Moskës dhe Uashingtonit në momentin e ndryshimit në Shtëpinë e Bardhë, ishin në nivelin më të ulët, pasi administrata Obama ka bërë çmos për ta minuar, transmeton TASS.

Back to top button