Në fund të muajit hapet gjysma e segmentit të tunelit të Llogarasë

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama tha se një segment i tunelit të Llogarasë do të hapet në fund të muajit.
Ai këto deklarata i bëri përmes një postimi në Facebook.
“Mirmëngjes dhe nga tuneli i Llogarasë, ku punohet me ritme të larta e ku falë formacionit të favorshëm gjeologjik, deri në fund të muajit do të jetë hapur më shumë se gjysma e segmentit, ju uroj një ditë të mbarë ”, shkroi ai.
Ndërtimi i tunelit të Llogarasë ka nisur në nëntor të vitit të kaluar.
Tuneli po ndërtohet nga një konsorcium turk dhe pritet të kushtojë rreth 140 milionë euro.
Tuneli i Llogarasë lidh Urën e Shën Elizës me atë të Palasës me një gjatësi prej 5.9 km si dhe do të lidhet në hyrje dhe dalje të tij me dy ura 110 dhe 40 metra.
Tuneli pritet të jetë finalizohet për 33 muaj nga data e fillimit të punës. Do të reduktojë kohën e udhëtimit midis zonave bregdetare të Orikumit dhe Palasës në vetëm 7 deri në 10 minuta nga 55 minuta që është aktualisht./21Media

Back to top button