Gjeti kuletën me te holla, ia kthen pronarit në Mitrovicë

Një qytetar nga Mitrovica derisa ishte duke shëtitur tek Liqeni akumulues në Mitrovicë ka gjetur një kuletë me dokumente personale dhe një shumë të parave.
Ai, menjëherë e ka njoftuar Policinë dhe të hollat e gjetura i ka dorëzuar në Stacionin Policor në Mitrovicë
Në njoftimin e Policisë së Kosovës bëhet e ditur se personit që i ka humbur kuleta është identifikuar dhe është kontaktuar pronari, ku kuleta se bashku me dokumentacionin dhe paratë e humbura i janë kthyer pronarit i cili ka qenë falënderues ndaj policisë dhe vetë qytetarit. Policia nuk ka dhënë detaje të tjera mbi shumën e parave të gjetura në kuletë.
Mirëpo për këtë rast, Drejtoria Rajonale e Policisë në Mitrovicë, e ka falënderuar qytetarin për gjestin human me rastin e dorëzimit të hollave të gjetura në Stacionin e Policisë./21Media
 

Back to top button