Në fundjavë për të tetën herë do të ketë spërkatje kundër mushkonjave

Qyteti i Shkupit informoi qytetarët se në ditët e fundjavës që vjen, në territorin e qytetit të Shkupit do të kryhet dezinsektimi nga ajri kundër formave të rritura të mushkonjave.
Spërkatja kundër mushkonjave do të kryhet më 13 gusht 2022 (e shtunë) dhe 14 gusht 2022 (e diel), në orët e para të mëngjesit.
Nëse kushtet e motit nuk lejojnë dezinsektimin, do të spërkatet të nesërmen, kur kushtet atmosferike të jenë të favorshme, në të njëjtin orar.
Njoftohen bletarët që të marrin masat e nevojshme për mbrojtjen në kohë të bletëve, shkruan TV21./21Media

Back to top button