Austin rikonfirmon mbështetjen për Ukrainën gjatë vizitës në Letoni

Sekretari i Mbrojtjes i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Lloyd Austin, i cili po viziton aleatin e mbrojtjes të NATO-s, Letoninë, ka përsëritur angazhimin e SHBA-së për të mbështetur Ukrainën, raporton AFP.
Ai ka thënë se SHBA-ja do të vazhdojë të punojë ngushtë me Letoninë për të “mbështetur popullin ukrainas”, “për të forcuar aleatët tanë të NATO-s” dhe për të qëndruar të fortë kundër “agresionit mizor dhe të paramenduar të Rusisë kundër Ukrainës”, përcjell rtv21.tv
Austin tutje ka thënë se përpjekjet ndërkombëtare për të rritur aftësitë ushtarake të Ukrainës “vazhdojnë të bëjnë një ndryshim të vërtetë në fushën e betejës”.
Ndryshe, presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky ka thënë se lufta në Ukrainë filloi në Krime dhe duhet të përfundojë me çlirimin e saj, duke theksuar se Krimea ishte ukrainase dhe se do t’u kthehet ukrainasve./21Media

Back to top button