Në Gjakovë nuk janë hapur të gjitha qendrat e votimit

 

Nga KKZ në Gjakovë nuk ka konfirmim nëse janë hapur të gjitha qendrat e votimit me kohë. Ndërkaq DNV ende nuk arrin të konfirmojë këtë, për shkak se në disa qendra votimi ende nuk kanë arritur vëzhguesit, kjo shkaktuar nga moti i ligë dhe rrugëve të papastruara nga bora.

DNV për Gjakovë ka konfirmuar se vëzhgues kanë në 29 qendra votimi, nga 34 sa ka komuna e Gjakovës.

Gjakova ka mbi 108 mijë votues që mund të ushtrojnë të drejtën e tyre për përzgjedhje të përfaqësuesve të tyre në Kuvendin e Kosovës. Mësgjesi i ftohtë, me minus 8 shkallë celsius, mund të bëjë që gjakovarët ta ushtrojnë të drejtën e votës filluar nga orët e mesditës, përderisa zakonisht turmat vërehen kryesisht në pasdite e mbrëmje./21Media 

Back to top button