Persona të vdekur në listën e zgjedhjeve në Drenas

 

 

Problemet e vjetra zgjedhore po përsëriten edhe me rastin e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare në Kosovë, që po mbahen sot.

Në një qendër votimi në Komunën e Drenasit janë hasur në listat e votuesve, persona të cilët kanë vdekur.

Disa lexues të rtv21.tv kanë treguar se në lista kanë parë familjarë, një prej së cilëve, Z.H. ka vdekur rreth 5 vjet më parë.

Ndryshe, procesi i votimit ka filluar me kohë në Komunën e Drenasit.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka bëtë dje shpërndarjen e materialit të ndjeshëm zgjedhor për zgjedhjet e së parakohshme parlamentare që pritet të mbahen nesër.

Sa i përket fletëvotimeve, edhe këtë vit si në çdo proces zgjedhor janë shtypur më pak fletëvotime sesa numri i përgjithshëm i votuesve, por sipas KQZ, kjo nuk do ta kufizojë askënd për të mos e ushtruar të drejtën e votës.

Fletëvotimet janë shtypur në Slloveni. Bazuar në listën përfundimtare të votuesve me të drejtë vote janë 1 milion 794 mijë e 862 votues, por pavarësisht kësaj, KQZ ka shtypur më pak fletëvotime sesa numri i përgjithshëm i votuesve, janë gjithsej 1 milion e 617 mijë e 200 fletëvotime që janë shtypur përfshirë edhe ato rezervë. Rrjedhimisht janë 117 mijë e 662 fletëvotime më pak sesa numri i përgjithshëm i votuesve./21Media

 

Back to top button