Në gjendje të dehur sulmoi policin, arrestohet një person në Pejë
Policia ka arrestuar një të dyshuar në Pejë, për të cilin thotë se në gjendje të dehur kishte penguar dhe sulmuar zyrtarin policor derisa po merrej me rastin “Prishje e rendit dhe qetësisë publike”.
I dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit pas inicimit të rastit është liruar në procedurë të rregullt.
Rasti është cilësuar “Sulm ndaj personit zyrtar”, bën të ditur raporti 24-orësh i policisë./21Media