Në gjendje të dehur u rrahen mes vete, 7 të arrestuar në Prizren

 
Policia e Kosovës ka arrestuar sot shtatë persona të përfshirë në një rrahje masive në një lokal të fshatit Nebregosht të Prizrenit.
Personat e arrestuar A. SH. (1997), S.A. (1992), R. F. (1970), A.Z. (1991), H. Z. (2000), A. H. (1976) dhe E. R. (1995) me automjete private janë sjellë në emergjencën e spitalit rajonal në Prizren për tretman mjekësor.
I dyshuari S. A. ka pësuar lëndime më serioze, ku ka lëndime në pjesët e barkut si pasojë e goditjeve me thikë, e cila është konfiskuar, ndërsa të tjerë kanë lëndime të lehta e të cilëve u është afruar ndihma mjekësore.
Personat e ndaluar janë intervistuar në prezencë të avokatëve mbrojtës. Ngjarja ka rrjedh si pasojë e ndikimit të alkoolit dhe rasti ka ndodh i çastit, njofton Policia e Kosovës.
Me vendim të prokurorit të shtetit, të dyshuarit ndalen në qendrën e ndalimit për 48 orë. Rasti është duke u hetuar nga hetuesit e stacionit policor në Prizren.

Back to top button