Në Gjermani protestohet kundër Asociacionit

Sot mërgimtarë shqiptarë në Gjermani kanë protestuar kundër themelimit të Asociacionit të komunave me shumicë serbe.
Protesta është organizuar nga aktivistë e shoqatave të bashkatdhetarëve, ndërsa është përkrahur edhe nga qendra e Lëvizjes Vetëvendosje në Gjermani.
“Kundër bosnjizimit të Kosovës”, “Vuçiq=Putin”, “Vuçiqi e do edhe një luftë në Evropë”, “Jo Asociacionit” e “Jo ndarjes etnike”, ishin disa nga pankartat protestuese në Berlin./21Media
Lexim me zë
Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?