Në Gjilan evakuohen 15 persona si pasojë e vërshimeve

 

Në Gjilan janë evakuuar 15 persona, ndërkaq kanë qenë 87 kërkesa për ndihmë si pasojë e vërshimeve pas reshjeve të fundit të shiut dhe bores.

Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, ka njoftuar se ka themeluar grupin punues për menaxhimin e situatës, ku pos institucioneve të Komunës, do të jenë të përfshira edhe KRU Hidromorava, Policia e Kosovës dhe FSK.

Drejtori për Mbrojte dhe Shpëtim, Sami Spahiu dhe drejtori i Shërbimeve Publike, Naser Korça.

Spahiu tha se gga ora 10:30 e datës 10.01.2020 deri në ora 08:00 datë 11.01.2020, ka pasur 87 kërkesa për ndihmë për intervenime nga vërshimet, ku janë evakuar 15 persona (Gjilan 5, Malishevë 2, Uglar 3, Bresalc – Jabuqtë 4 dhe Shillovë – komuniteti Serb – 1.

“Pjesët më të prekura  në qytet janë nga vërshimet e lumit Stanishorka tek lagjja Porodini, rruga qarkore, tek ish-INA, tek pishina Haëai, tek Fabrika Baterive, HIB petrol, ndërsa lumi Mirusha ka dal nga shtrati mbi rrugën qarkore, në Dardani I, Rr. Beqir Musliu. Fshatrat në hyrje të Malishevës, Uglar, Perlepnicë, Livoç i Ulët, Livoç i Epërm, Kuvcë, Bresalc, Kosaqë e shumë vende tjera”, ka njoftuar ai.

Back to top button